Home / Showbiz / Kush i pagoi shpenzimet për dasmën e Princit Leka?

Kush i pagoi shpenzimet për dasmën e Princit Leka?

auto_3-86-11476296352

Vazhdon jehona ndërkombëtare e dasmës mbretërore në Shqipëri.

Revista e njohur franceze, “Paris Match” ka publikuar një set me fotot më të bukura të dasmës mes Princit Leka II dhe Elia Zaharias.

Ndërkohë, Skënder Zogu, kushëri i parë i Mbretit, ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama, ku ka shpjeguar se kush e sponsorizoi dasmën.

“Është zoti Julien Roche, i cili bashkë me disa miq të tjerë të familjes mbretërore, kanë sponsorizuar për këtë dasmë. Familja mbretërore nuk i kishte mundësitë financiare që të përballonte këtë dasmë,” tha ai.

Prania e Mbretëreshës Sofia të Spanjës në këtë dasmë është komentuar gjatë nga mediat e huaja.

Zogu shpjegon se si u pajtua familja mbretërore shqiptare me atë spanjolle.

“Para gjashtë muajsh në Monako te Princi Albert u bë një takim miqësor, ku ishte i pranishëm Mbreti Juan Carlos dhe Mbretërsha Sofia. Qeveria e Juan Carlos-it e detyroi Lekën e Parë të largohet nga Spanja, për shkak të disa problemve në atë kohë, ishte çështja e Kosovës. Me këtë takim me Princin Leka dhe Elian, Mbreti i Spanjës, Juan Carlos bëri një pajtim me familjen mbretërore shqiptare pas largimit të Lekës së Parë. Nuk ishte një takim zyrtar, por ky ishte qëllimi i këtij takimi në Monako”.

Zogu thotë se kryeministri i vendit, Edi Rama, ka organizuar një koktej për ta.

“Rama na organizoi një koktej. Në zyrën e tij, në godinën e qeverisë. Vizituam Kryeministrinë, sallën e hartave dhe ishte bërë shumë bukur. Edhe ai e vlerësoi dasmën dhe tha se kjo dasmë i dha vendit një imazh shumë pozitiv”. Ai falenderoi familjen mbretërore, uroi Princin dhe Princeshën për këtë kurorëzim, falenderoi të huajt nga familjet mbretërore që kishin ardhur në Shqipëri”

auto_5-831476296369

auto_7-731476296373

auto_9-681476296377

auto_11-521476296381

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *