Home / Showbiz / Kush i spiunojnë këngëtarët shqiptarë

Kush i spiunojnë këngëtarët shqiptarë

Në pjesën e parë të emisionit NIN në Klan Kosova, evazioni fiskal ishte tema që u diskutua mbrëmë.

Me zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës por edhe me reperin Lyrical Son i cili pranoi të jetë i ftuar për të shpalosur përvojën e tij, pagesa e tatimeve u trajtua gjerë e gjatë.

Në pjesën e debatit ku u tentua të hidhet dritë më shumë mbi mënyrat se si informohen zyrtarët e ATK-së për fluksin e dasmave, mbrëmjeve muzikore e evenimenteve tjera ku këngëtarët marrin me mijëra euro u zbulua diçka interesante.

Zëvendës drejtori i ATK-së i ftuar në studio deklaroi se krahas informatave që marrin nga raportimet e qytetarëve nuk mungojnë as rastet kur artistët tregojnë për kolegët e tyre dhe fitimet e majme që ata marrin pa shumë zhurmë në tentim të shmangies së obligimeve ndaj shtetit. /Prive.al/

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *