Home / Kryesoret / Kuvendi duhet të mbajë tre seanca plenare

Kuvendi duhet të mbajë tre seanca plenare

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot është përcaktuar vazhdimi i seancës së 117-të dhe 122 dhe 123.

Në rend dite të seancës së 117-të është vetëm një pikë dhe ajo është Porpozim i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së për lokacion të përbashkët të përfaqësive diplomatike – konsullare.

Propozim i ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për marrjen e borxhit të Republikës së Maqedonisë me kredi tek Banka Kreditore për Rindërtim sipas Marrëveshjes për kredi për Projektin për ujitjen e rajonit jugor të Vardarit, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për marrjen e debisë së Republikës së Maqedonisë tek Banka Kreditore për Rindërtim – KFB sipas Marrëveshjes për marrjen e huasë për projektin “Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar – faza II” dhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave, të gjitha me procedurë të shkurtuar, janë në rend dite të seancës së 122.

Në kuadër të seancës së 123-të deputetët duhet të prononcohen rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për lëndë të papërpunuara minerale, të parashtruar nga Vladanka Aviroviq, Ljupço Dimovski dhe Stojan Milanov dhe Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokat të Popullit, të parashtruar nga: Talat Xhaferi, Ilija Dimovski, Xhevat Ademi, Ramis Merko, Magdalena Manaskova, Bllagica Lasovska, Vesna Pemoba dhe Gjorgji Koxhabashiev, të gjitha me procedurë të shkurtë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *