Home / Kryesoret / Kuvendi e filloi debatin për Propozim – buxhetin e plotësuar për vitin 2017

Kuvendi e filloi debatin për Propozim – buxhetin e plotësuar për vitin 2017

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 125-të me debat për Propozim-buxhetin e plotësuar të shtetit për vitin 2017.

Para deputetëve propozimin e elaboroi ministri i Financave, Kiril Minoski.

Në kuadër të kësaj seance deputetët duhet të votojnë edhe për vendimin për shpërndarjen e tij me ç’rast propozime kanë dorëzuar grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit dhe deputeti, Pavle Trajanov i Lidhjes Demokratike.

Propozimi për shpërndarje është në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe është në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe se tashmë kanë filluar afatet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve. Sipas propozuesve, me shpërndarjen e Parlamentit do të krijohen mundësi kushtetuese që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

VMRO-DPMNE-ja në pushtet mbështetjen për shpërndarjen e Kuvendit e kushtëzoi me miratimin paraprak të buxhetit për vitin 2017. Sipas partisë, me sjelljen e buxhetit do të sigurohet garanci për pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe shlyerjes së nevojave të tjera të qytetarëve.

Në mesin e pikave të kësaj seance janë edhe Propozimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari inovative dhe të Ligjit për bankat, si dhe Propozim programi për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.

Nuk u pranua të plotësohet rendi i ditës me propozim ligjet për vazhdimin e afatit të PPS-së dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi duhet ta mabjë seancën e 122-të në të cilën në rend dite është Propoim-ligji për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *