Home / Kryesoret / Kuvendi nuk do të debatojë për ligjet për PSP-në

Kuvendi nuk do të debatojë për ligjet për PSP-në

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot njëzëri ka vendosur me procedurë të shkurtuar të sillen ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të Ligjit për energjetikë, të Ligjit për lëndët minerale dhe të Ligjit për Avokatin e Popullit me çka e konfirmoi rendin e ditës të seancës së 123-të.

Deputetët nuk i pranuan propozimet e parashtruara nga opozita në seancën me procedurë të shkurtuar që të shqyrtohen edhe ligjet për ndryshim dhe plotësim edhe të Ligjit për PSP, të Ligjit për dëshmitarët mbrojtës dhe të Ligjit për nëpunës administrativ. Me ndryshimet e Ligjit për PSP është kërkuar vazhdim të mandatit të Prokurorisë speciale publike , ndryshimet e Ligjit për dëshmitarët mbrojtës parashikojnë prokurori special publik të mund të caktojë status të dëshmitarit mbrojtës të personit të caktuar, ndërsa me ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ është kërkuar të anulohet vlerësimi i administratës deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Me ndryshimet e Ligjit për energjetikë, siç informoi ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, është bërë saktësim i dispozitave ligjore për operatorin e sistemit për distribuim dhe ndarje të ndërmarrjeve të tjera të cilat janë për prodhim të energjisë elektrike.

Ndryshimet, megjithatë, të Ligjit për lëndët minerale parashikojnë ndryshim të një neni me çka konfirmohet obligimi i koncesionerit të paguajë kompensim vjetor për kthimin e hulumtimeve të detajuara gjeologjike.

Ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, sqaroi ministri i Financave Kiril Minoski, janë në drejtim të ndryshimit të procedurës së TVSH-së për import të paletave dhe furrave dhe kaldajeve për paleta në 5 për qind, në thjeshtësimin e procedurës për qarkullimin e energjisë elektrike që të shmanget pagesa e TVSH-së dhe kthimi i TVSH-së për energji elektrike e cila transiton nëpër Maqedoni dhe parashikojnë hedhje poshtë të formularit TVSH 04, sepse të dhënat të cilat janë në të veç më janë në burimet ekzistuese të informacioneve që i grumbullon DAP-i.

Me ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, megjithatë, parashikohet të bëhet harmonizim i mëtutjeshëm me parimet e Parisit dhe me rekomandimet e ekspertëve nga BE-ja.

Pas konfirmimit të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski e ndërpreu seancës derisa nuk krijohen kushte afariste për debat, gjegjësisht derisa pikat e rendit të ditës nuk shqyrtohen në komisionet kuvendore amë. Vazhdimi i saj shtesë do të konfirmohe

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *