Home / Kryesoret / Kuvendi votoi ndryshime të disa ligjeve

Kuvendi votoi ndryshime të disa ligjeve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i rrumbullakësoi seancat e 117-të dh 123-të dhe votoi për ligje edhe nga seanca e 122-të.

Në vazhdim të seancës së 117-të e solli Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë ë Republikës sl Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së për bashkëlokacion të përfaqësive diplomatik-konsullare, që ishte pika e vetme e mbetur e rendit të ditës.

Në kuadër të seancës së 122-të, ndërkaq, i votoi ligjet pë ndryshim të Ligjit pë detyrim të RM-së me kredi tek Banka Kreditore për Ripërtëritje (KFV) për Marrëveshjen për kredi për Projektin për ujitje të  rajonit jugor të Vardarit, faza e parë dhe e dytë. Saktësoht se shfrytëzues i mjeteve nga kredia nga neni 1 i këtij Ligji është RM, ndërsa shfrytëzues përfundimtar të sistemeve për ujitje të ndërtuara në kuadër ë “Projektit për ujitje të rajinit jugor të Vardarit” të jenë kooperativat bujqësore.

Pagesa e kredisë për këtë projekt, në shumë të përgjithshme prej 6.646.794,46 euro, ka filluar më 30 dhjetor 2012. Deri më 30 qershor të këtij viti janë paguar 880.000 euro. Gjendja e kredisë paraqet 5.666.794,46 euro, të cilat duhet të paguhen përfunimisht me 30.06.2042.

Mbështetje nga shumica parlamentre mori edhe Ligji për plotësim të Ligjit për ekonomi të ujërave. Kooperativave bujqësore të fomuara në territorin ku janë sistemet për ujitje u mundësohet t’i shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë ato sisteme. Njëkohësisht plotësoht edhe kushti kryesor të cilin e kërkojnë institucionet ndërkombëtare financiare, shfrytëzuesit përfundimtar të sitemeve njëkohësisht t’i shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë. Në këtë mënyrë, sipas Minsitrisë dikasteriale, do të mundësohet shfrytëzim efikas dhe mirëmbajtje e sistemeve për ujitje, ndërtim të të rejave, rehabilitim të atyre ekzistueseve dhe si qëllim përfundimtar, rritje e podhimtarisë bujqësore në RM.

Pas votimit të atij ligji, kryetari i Kuvendit, Trajo Veljanoski e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi vazhdim të saj plotësues. Në rend dite të seancës është Propozim ligji për kryerje të Buxhetit  të RM-së për vitin 2017, që do të shqyrtohet kur do të krijohen mundësitë e rregullores.

Deputetët i votuan edhe pikat e jera nga seanca e 123-të, miratuan ndryshime dhe plotësime të ligjeve për tatimin e vlerës së shtuar, për energjetikë dhe për Avokation e Popullit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, mes tjerash, mundësohet shkalla e autorizuar tatimore prej pesë për qind të caktohet edhe për peletë, stufa për peletë dhe për kazanë për peletë. Njëherit fshihet obligimi për parashtrim të raportit periodik fiananciar nga sistemet e miratuara fiskale të pajisjes për regjistrim të pagesave të gatshme, me çka obliguesi tatimor nuk do të ketë obligim ta parashtrojë shtesë e cekur gjatë parashtrimit të paraqitjes tatimore.

Me ndryshimet e Ligjit për energjetikë, ndërkaq, saktësohen dispozitat ekzistuese ligjore në mënyrë që të mundësoht ndarje e operatorit të sistemit shpërndarës nga ndërmarrja vertikale e integruar (EVN Maqedoni) në pajtim me Ligjin ekzistues për energjetikë dhe obligimet e ndërmarra nga marrëveshjet dhe nismat ndërkombëtare. Marrëveshja për themelim të Komunitetit energjetik dhe masat e buta në pjesën e energjisë elektrike nga nisma për ndërlidhje të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor, nevojitet sa më shpejtë të formohet dhe të funksionojë person i posaçëm juridik i cili do të jetë operator i sitemit shpërndarës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *