Home / Lajme / Botë / Ky është filmi aksion nga BMW Films [VIDEO]

Ky është filmi aksion nga BMW Films [VIDEO]

BMW Films ka prezantuar filmin e shkurtër aksion të quajtur “The Escape”.

Në këtë film të gjatë 13 minuta, në rolet kryesore luajnë Clive Owen si ‘Shoferi’ dhe John Bernthal, Dakota Fanning dhe Vera Farmiga, transmeton Express. Ky film është lëshuar bashkë me modelin e ri G30 Seria 5 dhe 15 vjetorit të filmit “The Hire” të punuar nga BMW Films.

Pa dashur të shpalosim detaje, ky film i shkurtër ashtë i gjithi aksion dhe është mënyrë e duhur për të promovuar Serinë 5 të re nga BMW.

Në këtë film përdoret modeli BMW 540i i cili vjen me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra të vendosur në vijë të drejtë dhe i cili prodhon 335 kf.

Në vazhdim mund të shikoni këtë film të shkurtër nga BMW.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *