Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Kompanitë vendore janë shtylla e vendit tonë

Lëvizja BESA: Kompanitë vendore janë shtylla e vendit tonë

Në zonën ekonomike të Vizbegut të Shkupit veprojnë mbi 200 kompani vendore me afër 10 mijë të punësuar dhe me qarkullim vjetor me rreth 300 milionë euro. Por, këto kompani me vite të tëra po ballafaqohen me problemet e njëjta: nuk kanë infrastrukturë të mirëfillte, madje edhe atë që e kanë, e kanë bërë me vetëfinancim; nuk kanë plan urbanistik; ujin e pijshëm e marrin prej puseve që i hapin vetë, ndërsa për ujerat e zeza detyrohen te hapin gropa septike. Edhe përkundër kësaj, të mirat që i sjellin këto kompani janë të shumta: ato eksportojnë, punësojnë dhe rregullisht paguajnë tatime, me çka kontribuojnë mjaft për mbushjen e arkës së shtetit.

Megjithatë në buxhetin e vitit 2016 ishin paraparë 10 milionë denarë investime për zonën ekonomike te Vizbegut të Shkupit, ndërsa me rebalanc ai është fshirë nga ana e kësaj qeverie. Për këtë vit Qeveria e Maqedonisë në propozim-buxhetin për vitin 2017 ka paraparë 30 milion denarë për këtë zone ekonomike dhe me plot të drejtë dyshojmë që ai do të realizohet.

Për këtë arsye Lëvizja BESA e pyet publikisht Qeverinë e Maqedonisë: “A do ta kenë këta 30 milionë denarë të parapara në projekt-buxhetin e vitit 2017 për zonën ekonomike të Vizbegut fatin e atyre 10 milionë denarëve të vitit 2016?”. Po ashtu pyesim edhe se “Kur do të kujdeset kjo qeveri e katandisur edhe për kompanitë vendore, ashtu siç kujdeset për kompanitë e huaja, duke i subvencionuar për çdo punësim dhe duke u ofruar kushte të mira për funksionimin e mirëfillte të tyre?”.

Prandaj, deklarojmë se në qeverinë e ardhshme, pasi ta marrë mandatin e popullit, Lëvizja BESA do të angazhohet fuqishëm që mos të anashkalohen kompanitë vendore, duke i mbështetur këto kompani, duke krijuar kushte të mira pune për to, si dhe duke vlerësuar se ato janë shtylla të ekonomisë së vendit tonë që nga pavarësia e deri më sot. Ndërkaq, për këtë qëllim, këto ditë do të vendosim kontakte me këto kompani dhe, bashkë me to, do t’i kërkojmë mundësitë më të mira që këto kompani të jenë një strumbullar i fuqishëm i ekonomisë sonë në Maqedon

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *