Home / Kryesoret / Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve në seancë kuvendore

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve në seancë kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 123-të do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë dhe Ligji për burime minerale, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët, siç është paralajmëruar, do të debatojnë edhe për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativ dhe Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike për ndjekjen e veprave kriminale dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së jashtligjshme të komunikimeve, me procedurë të shkurtuar, të shtruara nga deputetët e opozitës.

Pritet në këtë seancë kuvendore, deputetët të diskutojnë edhe për Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar.
Në agjendën e seancës së sotme është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e popullit, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *