Home / Lajme / Rajon / LIROHET NGA PARABURGIMI LIRIM JAKUPI, ISH USHTAR I UÇK-SË E UÇPMB-SË

LIROHET NGA PARABURGIMI LIRIM JAKUPI, ISH USHTAR I UÇK-SË E UÇPMB-SË

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga paraburgimi ish-luftëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupin, të cilit i ka caktuar masën arrest shtëpiak.

Jakupi ishte i arrestuar në Kosovë që nga janari i vitit 2014, dhe që prej atëherë ishe në paraburgim. Ndërsa kohë më parë Gjykata kishte liruar Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.

Avokati Ramë Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline se klienti i tij Lirim Jakupi që nga ora 16 e ditës së djeshme është liruar në paraburgim me arrest shtëpiak.

“Po, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan masa e paraburgimit i caktohet në arrest shtëpiak për dy muaj dhe më pas pritet të ndodhë rigjykimi për një vepër penale. Përndryshe ai ka qenë i akuzuar për shumë vepra penale por nga të gjitha të tjerat është i liruar pasi është vërtetuar se është i pafajshëm në ato akuza vetëm për njërën vazhdon të akuzohet por që nga tani e tutje do të jetë në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi.

Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi, sipas avokatit Gashi, është “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka përfunduar Gashi.

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *