Home / Kryesoret / LR PDSH: I themi po thirrjes për takim të partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare

LR PDSH: I themi po thirrjes për takim të partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare

Lideri i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela i ka thënë po takimit të partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare.

“Tani është koha që kësaj politike të mbrapshtë të këtij pushteti, që përmes sistemit të tyre politik të instaluar t’i themi bashkërisht dhe njezërisht NDAL! Prandaj, në cilësinë e subjektit politik që përfaqësoj, pra Lëvizja për Reforma – PDSH gjithherë ka vlerësuar se bashkërendimi i politikave në dobi të interesit të popullit shqiptar është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pasi përbën interesin parësor të shqiptarëve për t’i përfaqësues denjësisht. Thirrjes së Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë të Shqiptarëv e çmojmë si një thirrje që duhet kushtuar rëndësi të veçantë, pasi kjo thirrje është për bashkëveprim dhe bashkërendim i opozitës jashtëparlamentare, ku njëmendësisht i themi PO thirrjes dhe i përgjigjemi pozitivisht këtij takimi, pasi duke e parë situatën politike në vend, në këto kohra të brishta politike për popullin shqiptar i duhet domosdoshmërisht të jemi të hapur për bashkëveprim dhe bashkërendim politik”, thekson përmes një kumtese lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *