Home / Kryesoret / LSDM dorëzoi propozim për shpërndarjen e Kuvendit

LSDM dorëzoi propozim për shpërndarjen e Kuvendit

Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit sot dorëzuan propozim për shpërndarjen e Kuvendit.

“Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, ne deputetët jemi të obliguar të tregojmë se mbetemi në pozicionet e marrëveshjes që janë në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe mundësimit të jetës dinjitoze për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Çdo tentim për shtyerje të shpërndarjes së Kuvendit nga ana  e shumicës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do të jetë dëshmi plus se pushteti i Gruevskit dëshiron të ikë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit”, deklaroi në Kuvend koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski.

Deputetët e opozitës kërkojnë që të thirret mbledhje urgjente sepse,siç theksoi Sugarevski, tashmë kanë filluar afatet për shpallje të zgjedhjeve.

Paraprakisht VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ta dorëzojë propozimin pë shpërndarjen e tij.

“Të nxitur nga tubimi i djeshëm në organizim të LSDM/Soros, nga retorika e tyre e zbrazët të cilën e dëgjojmë tashmë dhjetë vite, si dhe nga dëshira e shumicës së madhe të qytetarëve kriza e imponuar nga LSDM të përfundojë dhe t’i jepet fund pengmarrjes politke, konflikteve dhe destruktivitetit, i bëjmë thirrje LSDM-së që sot të parashtrojë kërkesë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shpërndarjen e tij. Nëse LSDM mbledhë guxim, i9 bëjmë thirrje kryetarit ë Kuvendit, Trajko Veljanoski ta vendosë atë pikë në rend dite në mënyrë që të shqyrtohet dhe miratohet”, theksoi në kumtesë VMRO-DPMNE.

Propozim-vendim me të cilin kërkohet sot të shpërndahet Parlamenti, dorëzoi edhe Lidhja Demokratike. Me atë, sipas LD-së, se do të krijohen mundësi kushtetuese, zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *