Home / Kryesoret / Makina e mbushur me drogë, digjet në kufirin shqiptaro- grek

Makina e mbushur me drogë, digjet në kufirin shqiptaro- grek

Një makinë e mbushur me lëndë narkotike është djegur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Igumenicë në fshatin Katrioti, ku dyshohet se makinës tip “Honda” i është vënë zjarri qëllimisht, ose për shkak të një defekti në mjet.

Brenda në makinë ishin vendosur thasë me kanabis sativa. Dyshimet paraprake janë se automjeti ishte ngarkuar me lëndë narkotike në tokën shqiptare dhe do të trafikohej drejt shtetit helen. I fshehur në pyll u kap një shtetas polak, i cili mendohet se ndodhej nën drejtimin e mjetit. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet ndërsa po punohet për zbardhjen e rethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *