Home / Kryesoret / Maqedonia dhe BeH-ja të përkushtuar për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes

Maqedonia dhe BeH-ja të përkushtuar për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes

Këmbim i përvojave në rrugën drejt anëtarësimit me të drejta të barabarta në NATO, realizimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mirë në fushën e arsimit ushtarak, ishin tema në të cilat biseduan ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë dhe i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Jolevski dhe Marina Pendesh, në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Krenar jam që kadetët nga Bosnja e Hercegovina janë pjesë nga Akademia ushtarake në Shkup, e cila është institucion i vlerësuar lart në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon”, theksoi ministri Jolevski në takim.

Ai shtoi se një nga prioritetet e Ministrisë është edhe zhvillimi i vazhdueshëm i arsimimit ushtarak, ndërsa pjesë e asaj është edhe themelimi i Universitetit të ri për siguri dhe mbrojtje kombëtare “Damjan Gruev”.

“Hapat që i bëjmë për zhvillimin e arsimimit do të kenë cilësi më të madhe në prodhimin e liderëve të ardhshëm ushtarakë në Armatat në rajon dhe ne jemi të nderuar që Bosnja e Hercegovina besojnë në kapacitetin e Akademisë tonë ushtarake”, theksoi Jolevski.

Ministrja Pendesh theksoi se është e kënaqur nga niveli i lartë i bashkëpunimit dhe kontakteve të përforcuara mes dy ministrive dhe dy armatave. Mbështetja e ndërsjelltë e hapur për anëtarësim në Aleancë tregon, tha ajo, se bëhet fjalë për dy vende miqësore që kanë qëllime të sinqerta në shprehjen e mbështetjes për arritjen e qëllimeve staregjike, si integrimi euroatlantik.

Republika e Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovina në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 2006 kur edhe u nënshkrua edhe Memorandumi për bashkëpunim. Aktualisht në Akademinë ushtarake shkollohen nëntë kadetë nga Bosnja e Hercegovina e cila është jashtëzakonisht aktuale edhe në projektin ndërkombëtar “Kampi veror” që mbahet çdo vit në Republikën e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *