Home / Kryesoret / Marrëveshja për ndryshimet klimatike mund të hyjë në fuqi

Marrëveshja për ndryshimet klimatike mund të hyjë në fuqi

Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar sot marrëveshjen nga Parisi për luftën kundër ndryshimeve klimatike, me çka hapet rruga për hyrjen e saj në fuqi.

Me miratimin në Europarlament ka kaluar minimumi i kërkuar prej 55 për qind të vendeve – emetuese të gazrave të dëmshme, të cilat duhet ta miratojnë marrëveshjen që të hyjë në fuqi.

Për marrëveshjen kanë votuar 610 deputetë, kundër kanë qenë 38, ndërsa 31 deputetë kanë abstenuar.

Marrëveshja nuk ka mundur të hyjë në fuqi derisa 55 shtetet, të cilat përbëjnë 55 për qind të emetuesve të përgjithshme botërore të gazrave të dëmshme, nuk e kanë miratuar këtë dokument.

Para miratimit në PE, këtë deri më tani e kanë bërë parlamentet e 62 shteteve, të cilat përbëjnë 52 për qind të emetuesve.

Votimi në Strasburg është mbajtur në prani të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *