Home / Kryesoret / MASH: Studentët presin vepra konkrete në vend të lojërave politike

MASH: Studentët presin vepra konkrete në vend të lojërave politike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në një reagim ndaj konferencës së sotme për shtyp të kryetarit të Rinisë së Socialdemokratëve të Maqedonisë, Stefan Bogoev thekson se “përkundër hipokrizisë, premtimeve të rrejshme dhe infiltrimit në lojërat politike, studentët presin vepra konkrete”.

Masa për studentët të cilën e prezentoi Bogoev, sipas MASH, është tentim për populizëm politik dhe grumbullim të pikave të imta politike në barë të studentëve.

Në reagim theksohet se me aktivitetet e realizuara dhe në vijim të Qeverisë me efekte të dukshme dhe matëse konfirmohet se studentët janë dhe do të vazhdojnë të jenë një prej prioriteteve të larta në programin qeveritar për punë.

“Gjatë disa viteve të kaluara studentët kanë paguar participim të unifikuar dhe pesëfish më të ulët për studime në raport me shumat të cilat i kanë paguar në periudhën deri në vitin 2006. Në dispozicion i kanë mbi 40 lloje të ndryshme të bursave, për dallim nga e kaluara kur ndaheshin vetëm disa të cilat numëroheshin në gishta. Kanë transport falas në komunikacionin publik dhe zbritje të shumta gjatë vizitave në muze, teatro, manifestime kulturore dhe sportive. Për më të mirët është vendosur edhe udhëtim në destinacione atraktive turistike”, thuhet në reagim.

Në vend të projekteve “part time job” nga MASH, në procedurë kuvendore është një rregullativë konkrete ligjore me të cilën do t’u jepet mundësi studentëve më të mirë të pesë universiteteve më të mira nëse kanë dëshirë, të punësohen në sektorin publik, ndërsa në ndërkohë, në interes të studentëve dhe sigurimit të angazhimit përkatës të punës, në vazhdimësi mbështetet edhe lidhshmëria e institucioneve të larta arsimore me bashkësinë e biznesit në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *