Home / Shëndeti / Mbani nën kontroll diabetin vetëm me një vezë të zierë

Mbani nën kontroll diabetin vetëm me një vezë të zierë

Mund të duhen muaj për një person të sapo diagnostikuar mediabet që të mësojë se çfarë duhet të konsumojë.

Gjatë kësaj kohe, një person që ka diabetin e tipit 2 ka shumë gjasa të përjetojë nivele shumë të larta të sheqeritgjak, gjë e cila është shumë e dëmshme për shëndetin e përgjithshëm.

Shumë sheqer në gjak për një kohë të gjatë kohore mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës , të veshkave, shikimit dhe sistemit nervor.

Si ta kontrolloni nivelin e gjakut

Për pjesën më të madhe të njerëzve, nivelet normale të sheqeritgjak janë midis 4.0 -6.0 mmol/L, gjatë kohës që nuk janë duke ngrënë, dhe deri në 7.8 mmol/L deri në 2 orë pas vakteve.

Për njerëzit me rezistencë insuline, niveli i sheqeritgjak qëndron i lartë edhe pasi ata kanë mbaruar së ngrëni.

Fatmirësisht ekzistojnë ushqime të shumëllojshme që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll nivelin e sheqeritgjak në mënyrë natyrale. Nuk duhet harruar se përdorimi i ilaçeve për diabet , të cilat janë dhe shumë të shtrenjta, mund të kenë efekte anësore në trup për një periudhë të gjatë.

Për këtë recetë gjithçka që ju duhet është uthull molle, ujë dhe një vezë e zier.

Ziejeni vezën pasdite dhe qërojeni.

Shpojeni vezën dy ose tre herë me një kruajtëse dhëmbësh.
Vendoseni atë në një enë të mbyllur dhe hidhni mjaftueshëm uthull sa të mbulohet.

Mbylleni enën dhe lëreni gjatë gjithë natës në frigorifer.
Të nesërmen në mëngjes pini një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumoni vezën.

Përsëriteni këtë çdo ditë dhe do të vini re një përmirësim në nivelet e sheqeritgjak.
Pse kjo metodë funksionon

Një vezë e zier mund të jetë një mëngjes shumë i pasur me proteina, nëse ju jeni me diabet. Proteinat do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur pa ndikuar në nivelin tuaj të sheqerit. Proteinat gjithashtu ngadalësojnë procesin e tretjes dhe të përthithjes së glukozës, gjë e cila është shumë e mirë për personat që vuajnë nga diabeti.

Uthulla e mollës ju bën më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe redukton mpiksjen e gjakut, sidomos pas konsumimit të ushqimeve me përmbajtje niseshteje. Rezultatet e një studimi të kryer mbi persona me diabet të tipit 2 ishin më shumë se sa pozitive.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *