Home / Showbiz / Mbeten pa gjysmën e pasurisë sepse tradhtuan

Mbeten pa gjysmën e pasurisë sepse tradhtuan

Përveç dramës në skenë dhe ekran, yjet e famshëm janë të dhënë edhe pas dramave në jetën private, ndërsa bëhet fjalë kryesisht për tradhtitë, divorcet dhe paratë. Dhe këto personalitete që do t’i prezantojmë e kanë humbur gjysmën e pasurisë së tyre, pasi ish-bashkëshortet, i kanë “shkundur” mirë pas divorcit. Ylli i filmit “Terimantor”, Arnold Schwarzenegger për 25 vjet ishte i martuar me Maria Shriver.

Ata kishin pasuri, fuqi dhe famë. Por e tëra ishte prishur kur ishte zbuluar se Arnold kishte aferë dashurie me shërbëtoren e tij, e cila edhe i kishte lindur djalë atij. Kjo bëri që ai të mbetet pa gjysmën e pasurisë prej 400 milionë dollarë. Pas 31 vitesh martesë, Robyn Moore kishte parashtruar kërkesën për divorc nga aktori i famshëm Mel Gibson, pasi ishte mësuar se aktori po priste fëmijë me modelen ruse Oksana Grigorieva. Dhe pas divorcit, ajo fitoi 425 milionë dollarë, që është gjysma e pasurisë së Melit. Këngëtari, Paul McCartney kishte një martesë të bujshme me aktoren Heather Mills, me të cilën është ndarë pas katër vitesh martese. Dhe kjo i kushtoi atij me 48.6 milionë dollarë, çka nuk ishte gjysma e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarëve.

Shumica ishin befasuar kur Madonna në vitin 2000 ishte martuar me regjisorin Guy Ritchie. Por edhe përkundër kësaj çudie, ata kishin arritur të qëndrojnë të martuar për tetë vite. Dhe më pas erdhi divorci i pashmangshëm, i cili e pasuroi Gay-in për 92 milionë dollarë, një shtëpi dhe një kafene në Londër. /ZERI

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *