Home / AutoTech / McLaren 650S i ri 2018 spiunohet gjatë testimit

McLaren 650S i ri 2018 spiunohet gjatë testimit

McLaren është duke nxituar që të lansojë modele të reja me një ritëm të pandërprerë, ndërsa modeli i ardhshëm i McLaren 650S është spiunuar gjatë testimit në rrugët britanike, transmeton koha.net.

Ky model pritet të lansohet në vitin 2018, pas lansimit të 570S Spider në 2017-ën.

Në këto fotografi të spiunuara në Oxfordshire, shihet McLaren 650S i ri, shumë mirë i kamufluar, transmeton koha.net.

Motori i McLaren 3.8 litërsh twin turbocharged ka pësuar një numër të madh përmirësimesh me qëllim rritjeje të fuqisë.

Modeli i tanishëm i motorit prodhon 641 kuaj fuqi, ndërsa pritet që t’i shtohen më së paku 25 kuaj fuqi, duke e bërë 666 kuaj fuqi.

Konkurrenti i tij nga Ferrari, Maranello prodhon 660 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësitë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3 sekonda, para se ta arrij shpejtësinë maksimale 330 kilometra në orë, e që synohet të kalohet nga McLaren 650S.

20161014092719799646 20161014092656662

Gjithashtu lexo

Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Më parë gjatë ditës është thënë se Apple kishte vendosur t’i heqë nga qarkullimi modelet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *