Home / Kryesoret / Me 110 vota pro votohet shpërbërja e kuvendit – VIDEO

Me 110 vota pro votohet shpërbërja e kuvendit – VIDEO

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e solli vendimin për shpërndarjen e Parlamentit. Për vendimin votuan 110 deputetë. Nuk kishte asnjë votë kundër dhe abstenim.Kuvendi paraprakisht sot e miratoi Buxhetin për vitin 2017, me çka u krijua kusht për shpërndarjen e kësaj përbërje të deputetëve.Para fillimit të debatit për shpërndarje, deputetët i zgjodhën Dejan Boshkovski dhe Enever Elmazin për anëtar të Komisionit rregullator për energjitikë të Republikës së Maqedonisë. Kuvendi i solli edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bankat, të Ligjit për veprim inovativ dhe programit për shënimin e përvjetorëve jubilare për ngjarje dhe personalitete të rëndësishme.Gjatë votimit për shpërbërjen e kuvendit  të Republikës së Maqedonisë kryeparlamentari Trajko Veljanovski ju drejtua deputetëve me këto fjalë.Ju rikujtoj se në bazë të nenit 63 paragrafi 6 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kuvendi i Rpueblikës së Maqedonisë shpërbëhet nëse për shpërbërjen e kuvendit deklarohen pro shumica e deputetëve të kuvendit të Republikës së Maqedonisë, propozim vendimin për shpërbërjen e kuvendit e vendos në votim dhe ju ftoj që të votoni, transmeton Televizioni Koha.

Të nderuar kolegë deputet përpara se të deklaroj rezultatin e votimit i cili tanimë është i dukshëm , dua që edhe një herë të ju falenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur , bashkëpunim ky që ishte në interest ë Republikës së Maqedonisë , personalisht falenderoj çdonjerin deputet që ka dhënë kontributin e tij për të mirën e Republikës së Maqedonisë, çdonjërit nga ju në planin personal dhe profesional ju dëshiroj suksese në periudhën e ardhshme”, transmeton Televizioni Koha.

Për organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit kanë mbetur edhe mbi 50 ditë ndërkohë mbeti pa zgjidhur çështja e Kodit zgjedhor, gjegjësisht e Njësive zgjedhore e cila sot mbeti jashtë rendit të ditës. Mbështetje për tu futur në rend dite nuk gjeti as propozimi i deputetit Pavle Trajanov për ligjet e Prokurorisë Speciale Publike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *