Home / Kryesoret / Mediat zvicerane i bënë jehonë bamirësisë së Admir Mehmedit

Mediat zvicerane i bënë jehonë bamirësisë së Admir Mehmedit

Bamirësia e futbollistit shqiptar ka bërë jehonë edhe në shtetin e Zvicrës.

Reprezentuesi zviceran ka ndihmuar një familja gjashtë anëtarësh nga fshati Padalisht i Gostivarit, duke u ndërtuar një shtëpi.

Ai për mediat zvicerane ka konfirmuar donacionin duke thënë se babai i tij po përkujdeset që gjërat të shkojnë si duhet, transmeton Telegrafi.

“Mehmedi ia dhuron familjes së varfër një shtëpi të re”, fillon shkrimin “20minuten.ch”.

“Reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, tregon zemër të madhe. Ai ia dhuron familjes Mustafi, që jeton në kushte të mjera në afërsi të qytetit maqedonas-Gostivar, një shtëpi të re”, raporton ndër të tjerash gazeta “Blick”.

Ndryshe, Mehmedi ishte golashënues në takimin kundër Andorrës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *