Home / Kryesoret / Medika Istanbul Tetovë ofron koncept të ri për shërbime mjekësore

Medika Istanbul Tetovë ofron koncept të ri për shërbime mjekësore

Qytetit të Tetovës i është shtuar edhe një poliklinikë private “Medica Istanbul” që është një qendër bashkëkohore medicinale, e cila me pajisjet më bashkëkohore të medicinës dhe personelin mjekësor me kualifikim të lartë, për qytetarët e Tetovës do të ofrojë shërbime mjekësore nga më të ndryshmet duke filluar nga mjekësia amë, urologjia, oftamologjia, ortopedia, neurologjia, pediatria, stomatologjia, nga kirurgjia e përgjithshme e tjerë. Kjo poliklinikë është një investim nga Turqia, drejtori i përgjithshëm i kësaj poliklinike Doktor Saffet Murat Dinçer  në konferencën për shtyp me gazetarë deklaroi se me hapjen e kësaj poliklinike kemi për qëllim të ofrojmë shërbimet tona më bashkëkohore mjekësore për qytetarët e qyteteve të Maqedonisë Perëndimore, raporton Tv Koha.

“Në pesë vitet e kaluar rregullisht e kam vizituar këtë vend të bukur, dhe kam kryer analiza dhe konsultime në lidhje me investimet në shëndetësinë private, faktori kryesor cili kontriboi për ta realizuar këtë investim ishte ajo që në pesë vitet e kaluara vërejtëm se populli i Republikës së Maqedonisë ishte një popull shumë mikpritës, vërejtëm një mikpritje të ngrohtë që na është bërë neve, sidomos për ne ka qenë shumë e rëndësishme qasja e popullit të Maqedonisë ndaj popullit turk, dhe si rezultat i këtyre ndjenjave dhe bashkëpunimit edhe njëherë do të doja të potencoj se jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi mundësi që qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të ju ofrojmë shërbime mjekësore përmes kësaj poliklinike e cila është ndërtuar sipas standardeve më të larta mjekësore europiane”, tha drejtori i përgjithshëm i kësaj poliklinike Doktor Saffet Murat Dinçer .

Drejtori mjekësor i poliklinikës “Medica Instanbul”, deklaroi se qëllimi jonë është që edhe këtu në Maqedoni të zbatojmë standardin e saktë dhe preciz të diagnostifikimit të sëmundjeve, si dhë shërimin e sëmundjeve me shërbimet më të privilegjuara mjekësore që ofrojmë.

“Disponojmë me hapësira mbi 2.000 metër katrorë për të siguruar shërbime sa më cilësore mjekësore. Gjithashtu në poliklinikën “Medica Instanbul” do të trajtojmë edhe raste të kancerit. Kemi 13 departamente të përkushtuara për shëndet më të mirë me të cilat do të jemi më afër pacientëve. Do të doja të potencoj edhe kirurgjinë plastike ku së shpejti do të fillojmë me ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët e këtyre anëve. Gjithçka do të jetë e digjitalizuar, jemi të pajisur me pajisjet më bashkëkohore RET ST, dhe me rezonancë Magnetike (MRI), të cilat janë të domosdoshme për përcaktimin e diagnozës së saktë. Sipas statistikave analizave tona, kemi informacione se në këto zona kemi të bëjmë me kancer të gjirit dhe mushkërive, parë nga ky këndvështrim është shumë e rëndësishme që me pajisjet tona bashkëkohore të bëjmë diagnostifikimin e saktë dhe të hershëm të kancerit në gji dhe mushkëri”, tha  Cuneyt Aksakal, njofton Tv Koha.

Maja Angelovska, drejtore operative e poliklinikës “Medica Istanbul”,në fjalën e sajë tha se  vlerat themelore të Medica Istanbul do të jenë ato që ne do të mundohemi të jemi të shpejtë dhe të saktë në shërbimet tona. Prioritet i jonë është ndjekja e sëmundjes dhe shërimi i plotë. Tek ne përveç teknologjisë, si anë të fortë që e kemi, poashtu kemi edhe lidhjen tonë me kolegët tanë në Turqi të cilët do të na ndihmojnë në shërimin e pacientëve tanë.

Ndryshe ky investim është bërë nga Medical Istanbul Turqi dhe bëhet fjalë për një investim 6-7 milion euro.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *