Home / Kryesoret / Memedi: Ja pse nuk kam përkrahur inicativat e fundit për bashkëveprimin e opozitës

Memedi: Ja pse nuk kam përkrahur inicativat e fundit për bashkëveprimin e opozitës

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi përmes një opionioni të tij ka sqaruar edhe pozicionin e tij lidhur me nismat e fundit dhe ftesat për bashkëveprim të partive të reja dhe të vogla opozitare.

Ja pjesa e qëndrimit të tij:

“Si një nga figurat opozitare nuk kam përkrahur disa nga iniciativat për një bashkim shkel e shko të ofruar nga individ, shoqata qytetare dhe lëvizje politike, përshkak të iniciativave të dyshymta dhe platformave të shkruara dhe të ndryshuara brenda natës. Deri më tani, nuk u ofrua ajo që unë dhe shumë njerëz tjerrë presin, një platformë e lindur nga debatet akademike universitare, apo nga ndonjë grup ekspertësh të cilët minimum do bënin një analizë të thellë të asaj që është e identifikuar si interes kombëtarë dhe që është dashur të bëhet dhe realizohet nga subjekte të ndryshme të cilat qëndruan për vite të tërra në pozitë, dhe që abuzuan me shtetin dhe pushtetin në çdo drejtim. Nuk jam idhtarë i maksimës popullore “mbama nënë kopilin, ti them kurvë sa s’më ke thënë.” Jam i interesuar qe në mënyre demokratike, me fakte dhe argumente te vendoset për largimin nga loja e të gjithë atyre aktorëve të cilët luajtën me ndjenjat e këtij populli, me dyftyrësi dhe hipokrizi të paparë.

Pra unë jamë për një bashkim të shëndoshë, mbi një platformë të shëndoshë, dhe me aktorë të shëndetshëm që nuk bartin me veti barrën e përgjegjësisë nga e kaluara.”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *