Home / Kryesoret / Menduh Thaçi në takim me Ambasadorin Bejli – VIDEO

Menduh Thaçi në takim me Ambasadorin Bejli – VIDEO

“Ishte një bisedë e rradhës me Ambasadorin amerikan. Të fokusuar në fazën parapregaditore të zgjedhjeve. Konstatimi përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë po kryesorja që mund të dëshmojmë se ne jemi të pregaditur dhe të pjekur të ngritemi në një shtet ligjor. Është shumë me rëndësi të konstatohet se nuk është vetëm problemi te institucionet dhe te individët por duhet të tregohet vullnet politik nga ana e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Unë u zotova se Ne do të jemi në kuadër të respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje korrekte dhe fer.
Në pyetjen gazetareske lidhur me listat për kandidat të mundshëm Kryetari u përgjigj:
Shumë shpejtë! Do ti bëjmë listat. Brenda 4-5 ditëve. Ju kisha lutur që këtë deklaratë ta jepni komplet ! Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare e kanë kryer misionin më të madh historik dhe kombëtarë. Këto që janë. Ata dëshmuan (ky fjalor i fortë por është i vërtetë) Ata dëshmuan se mund të mos shitet dikush. Ofertat ndaj tyre kanë qenë marramendëse, ata kanë qenë besnik dhe lojal ndaj një platforme!”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *