Home / Kryesoret / Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis (VIDEO)

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *