Home / Kryesoret / Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec – VIDEO

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec – VIDEO

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, si dhe këshilltaren politike të ambasadorit, Urska Potocnik.

Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *