Home / Kryesoret / Mësimdhënësit do të trajnohen për zbatimin e kritereve të reja në vlerësimin e nxënësve

Mësimdhënësit do të trajnohen për zbatimin e kritereve të reja në vlerësimin e nxënësve

Me grant prej afër 146.000 eurosh përmes programit të BE Erazmus plus për mbështetje dhe zhvillim të arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, në tre vitet e ardhshme do të zbatohet projekti për trajnim të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm që të zbatojnë kritere të reja në vlerësimin e nxënësve për lëndët matematikë dhe shkenca natyrore.

Për grantin ka aplikuar Byroja për zhvillim të arsimit e cila, projektin për vendosjen e kritereve të reja për vlerësim do ta zbatojë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet dhe në partneritet me Qendrën ndërkombëtare për programe mësimore pranë Universitetit Kembrixh dhe organizatën “Aflatun” nga Holanda.

Këshilltarët e Byrosë, pasi vetë do të përgatiten nga partnerët e huaj në projekt, do t’i trajnojnë mësimdhënësit si t’i vlerësojnë arritjet e nxënësve për lëndët, librat e të cilëve janë adaptuar në programet e Qendrës nga Kembrixhi.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në konferencën për shtyp tha se është bërë projekt me kornizë të aktiviteteve – përgatitje të manualëve dhe rregulloreve në bazë të së cilave pastaj do të zbatohen trajnimet për zhvillimin e praktikave të reja pedagogjike dhe vlerësim nga ana e mësimdhënësve,

Drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit Vesna Horvatoviq theksoi se theksi kryesor i programeve të adaptuara nga Kembrixhi është mësim përmes përvojës dhe eksperimenteve, kështu që mësimdhënësit duhet të trajnohen edhe si të zhvillohen kriteret dhe instrumentet për vlerësimin e aftësive të tilla të mësimdhënësve.

Drejtori i Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobiliet Darko Dimitriev ia uroi BZHA-së, aplikacionin e suksesshëm projektues për marrjen e grantit nga programi Erazmus plus.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *