Home / Kryesoret / Ministri Lutfiu inspektoi punimet e sallës sportive në SH.F.”Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri Lutfiu inspektoi punimet e sallës sportive në SH.F.”Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu vizitoi  SH.F. “Naim Frashëri” në Studeniçan, për  të parë nga afër aktivitetet ndërtimore dhe zhvillimin për ndërtimin e sallës së sportit pranë kësaj shkolle.

Ministri Lutfiu theksoi se edhe përpos pengesave që kanë hasur në përfundimin e ndërtimit të sallës sportive, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkrahjen e vetë Ministrit, kanë vendosur që punimet të mos ndërpriten dhe të vazhdohet me një seriozitet më të madh.

Ndërtimi i kësaj salle e kap vlerën mbi 40 milion denarë, me madhësi prej 1300 m2 që i takon tipit apo modelit 2 që nënkupton se do të ketë dhe tribuna me ulëse moderne.

“Qëllimi i ndërtimit të këtyre objekteve sportive është ngritja e vetëdijës te rinia dhe nxënësit tonë, se nëpërmjet aktiviteteve sportive ne dëshirojmë që fëmijët tonë, nxënësit tuaj ti provojnë sekretet e shkathtësive sportive që do t’i mësojnë dhe ushtrojnë në këto salla sporti të cilat ne po i ndërtojmë.”, tha Lutfiu.

Në bazë të dinamikës së zhvillimit të këtij objekti, parashihet që ndërtimet të përfundojnë kah fundi i vitit të ardhshëm.

Ministri Lutfiu poashtu informoi për investimet që janë bërë në Shkollën periferike të “Naim Frashërit” në vendbanimin Moranë, ku është instaluar nxemja qendrore, ndërsa në SHF “Alija Avdoviq” në Batincë është rregulluar fusha e sportit me mjete buxhetore.

Ministri përmbylli fjalimin duke përgëzuar shkollën dhe duke uruar përfundim sa më të shpejtë të objektit sportiv.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *