Home / Kryesoret / Mjerimi në Ushtrinë e Maqedonisë, A jemi të gatshëm për luftë?

Mjerimi në Ushtrinë e Maqedonisë, A jemi të gatshëm për luftë?

Rroga të vogla, mungesë të uniformave, udhëtimit të organizuar, vonesa në realizimin e pagesave, mospjesëmarrje në aktivitete ushtarake, mungesë të ngrohjes…

“Kjo është vetëm një pjesë e fotografisë për mjerimin në Armataën e Republikës së Maqedonisë, e cila ndikon në nivelin e gatishmërisë së saj luftarake si dhe nivelin e sigurisë së shtetit”, paralajmërojnë nga ARM-ja.

Pakënaqësinë nuk e fshehën në një bisedë me gazetarët pas ngjarjes së djeshme, ku u promovua gjenerata e re e kadetëve dhe togerëve  nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, menjëherë pas ngjarjes u largua, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

Nga ARM-ja thonë se situata e tillë nuk është e djeshme apo pardjeshme.

Sipas tyre, Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë asgjë konkrete për të kapërcyer problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion i rëndësishëm për shtetin.

Këto janë arsyet pse Sindikata për Mbrojtje dhe Siguri si dhe Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të premten e kaluar paralajmëroi një greve mbi mospërmbushjen e kërkesave të tyre.

Ata kërkojnë rritjen e pagave për 20 për qind  si dhe realizimin e pagesave për kontributet shtesë, pët angazhimet gjatë natës dhe gjatë festave shtetërore.

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *