Home / Kryesoret / MPJ, nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve në Itali

MPJ, nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në bazë të informacioneve, me të cilat disponon deri më tani kumtoi se nuk ka qytetarë të lënduar të Maqedonisë në serinë e tërmeteve që dje janë regjistruar në Italinë qendrore, nga të cilët më i fuqishmi ka qenë me magnitudë prej 6,1 ballëve sipas Rihterit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë u bën thirrje të gjithë të interesuarve për pyetjet e ndërlidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht ndodhen në Itali, të drejtohen në telefonat е kujdestarisë në Ambasadën e Maqedonisë në Romë ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Persona për kontakt:

Ministria e Punëve të Jashtme: Silvana Ivanovska
Telefon Mobil: +38972 239 052
E-mail: silvana.ivanovska@mfa.gov.mk

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Romë:
Emilia Nikolovska
Telefon Mobil: 00393889050310
Semra Ramadani Alimi
Telefon Mobil: 00393485273136
Adresa: Via Bruxelles 73/75, 00198 Romë
E-mail: rome@mfa.gov.мk.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *