Home / Moda / Mundësi e mirë për femrat islame-Llaku i vetëm qe lejonë depertimin e oksigjenit dhe ujit

Mundësi e mirë për femrat islame-Llaku i vetëm qe lejonë depertimin e oksigjenit dhe ujit

Llakat e vetëm në tregun e Kosovës, të cilët lejojnë që të depërtoj uji dhe oksigjeni në thonj, falë përbërësve special që përmbanë ky produkte.

Është brendi Inglot, i cili ka sjellë këtë produkt të ri në tregon tonë, pra është llak i shkëlqyer i thonjve që lejon depërtimin e oksigjenit dhe ujit në të, falë përbërësve të tij të veçantë – një polimer shumë i avancuar. Ky produkt ndihmon që të mbajë thonjtë në gjendje më të mirë përderisa i keni të lyer thonjtë.

Përdorimi i bazës me O2M ndikon në përmirësim gjatë aplikimit me llak thonjsh. Që të zgjasni sa më shumë ngjyrën e llakut, lyeni përmbi me një shtresë të veçantë O2M (Top Coat) që lejon ajrosjen e thonjve. Të dy produktet sigurojnë përshkueshmërinë e ujit dhe ajrit.o2m-nail-enamels-llak-inglot-

Llaku i thonjve O2M ‘SOFT MATTE’ është një formulë e re që lejon depërtimin e ajrit dhe ujit në llakun e thonjve. Siguron mbulim të përsosur dhe një pamje delikate mat. Kësaj formule i bashkangjitet edhe një brushë e re e sheshtë e cila është zgjedhur me shumë kujdes për të siguruar një lyerje të shpejtë dhe të lehtë.

Me anë të aplikimit të bazës përshkuese ndaj ajrit O2M mund të zgjatni ngjyrën e llakut të thonjve. Që të arrini një pamje klasike me shkëlqim, mund të aplikoni një shtresë me O2M ‘Top Coat’. Të dy produktet lejojnë përshkueshmërinë e ujit dhe ajrit.

Ky produkt nuk përmban tretës toluen, formaldehid, dibutil ftalate (DBP- dibytil phtalate) ose camphor.

Në videon më poshtë mund të shikoni testimin që  u bëhet llakave

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *