Home / Kuriozitete / Mungesa e vitaminës D çon në depresion

Mungesa e vitaminës D çon në depresion

Sipas një studimi të ri, mungesa e vitaminës D gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit ka një lidhje të madhe me simptomat edepresionit.

Kjo vitaminë gjendet tek pak ushqime, ndërsa mënyra më e mirë për ta marrë atë janë rrezet e diellit. Nivelet e ulëta të saj çojnë në probleme me kockat, si osteoporoza, rakitizëm (sëmundje e fëmijëve që shfaqet me shtrembërimin dhe zhvillimin e dobët të eshtrave për shkak se organizmit i mungojnë disa lëndë minerale (kripërat e gëlqeres, vitamina D).

Tani studiuesit kanë zbuluar se ai ndikon edhe tek indet muskulore dhe nivelet e dopaminës (një përbërës kimik i lidhur me humorin) në tru.

Në studimin e ri, i cili u publikua në tek Shoqata Ndërkombëtare e Psikozës së Hershme, në Milan, shkencëtarët testuan nivelet e vitaminës D tek mbi 200 pacientë të trajtuar për çrregullime psikotike dhe rreth 160 njerëz të tjerë në gjendje të mirë mendore.

Ata zbuluan se kishte një lidhje të konsiderueshme mes niveleve të ulëta tëvitaminës D dhe “niveleve të larta të simptomave të depresionit” tek njerëzit me psikozë.

Shkencëtarët po kryejnë aktualisht studime të tjera në lidhje me efektet evitaminës D në tru, duke përdorur skanerat MRI. Ata shpresojnë që vitamina D të përdoret në të ardhshmen për trajtimin pacientëve me probleme mendore.

Disa shkencëtarë të tjerë thonë se lidhja mes depresionit dhe vitaminës D është si miti i pulës me vezën.

“Nëse je i stresuar, nuk do të dalësh jashtë, kështu nuk arrin të marrësh rreze dielli dhe si pasojë ke nivele të ulëta të vitaminës D”, thonë shkencëtarët.

Në këtë rast është e vështirë të thuash se cila është pula dhe cila është veza./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *