Home / Kryesoret / Mustafaj:Shqiptarët në Maqedoni mund të humbin deputet për shkak të përçarjes së votës

Mustafaj:Shqiptarët në Maqedoni mund të humbin deputet për shkak të përçarjes së votës

Shqiptarët e Maqedonisë mund të kenë fatin njejtë si shqiptarët eMalit të Zi lidhur me përfaqësimin në kuvend. Marrja pjesë në zgjedhje e shumë partive shqiptare rrezikon seriozisht të ul numrin e deputetëve. Kështu mendon ish diplomati shqiptarë Besnik Musfataj, në një intrevistë të shkurtë të dhënë për Televizionin Koha, I pyetur për faktorin politik shqiptarë në Maqedoni.Sipas tij, bilansi i këtyre 15 viteve pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit,  është një blans pozitiv I  padiskuteshëm për të drejtat e shqiptarëve,  por sipas tij, njëkohësisht është arritur më pak se sa janë nevojat e vërteta të komunitetit shqiptarë.

“Një nga treguesit e dëmshëm për shqiptarët sot është në këtë fillim fushate elektorale, është një lloj inflacioni I partive politike.Ne pamë se në Mal të Zi, ku shqiptarët humbën dy deputet nga tre që mund të merrnin dhe morrën vetëm një, pikërisht për shkak të përçarjes së klaës politike.Rrezikohet edhe këtu pesë apo gjashtë deputet të humbasin shqiptarët nga që meriton komuniteti shqiptarë në Maqedonim dhe do të humb përfaqësimi në institucionet më të rëndësishme që ka Maqedonia siç është parlamenti. Ulja e numrit të deputetëve do të ul edhe peshën e tyre specifike në shtetin e Maqedonisë, do të ul presionin e tyre për realzimin e të drejtave të tyre, afirmimin e fuqisë së tyre shtetforumese por edhe për prosperitetin e tyre “, tha Mustafaj për Tv Kohën.

Ai më tej ka folur edhe për drejtësinë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, sa i përket gjykatave dhe prokurorive speciale.

“Unë shpresoj se Prokuroria Speciale që e keni ju, do të arrijë qëllimin për të cilin është themeluar, do të thotë vendosjen e drejtësisë dhe pastrimin e skenës politike nga korupsioni dhe ato simptoma shumë të rrezikshme për demokracinë që vuan administrata politike dhe civile në Maqedoni. Shpresoj që vetingu në SHqipëi që është një nga proceset që do të sigurojë instalimin e një sistemi drejtësie të rreptë dhe të lirë sepse duke qenë të lirë I pa kapur peng as nga politika e as nga korupsioni, pra do të mund të vendos drejtësinë dhe do të mund të çrrënjosë një korupsion që ka zënë vend në Shqipëri.Shpresoj se gjykata special në Kosovë do të mund të tregohet e paanshme dhe e drejtë siç e kërkon historia e Kosovës por eedhe aktualiteti politik,Shpresoj se këta vende të vogla në Evropë por me probleme të mëdha më në fund do të ketë një drejtësi stabile”, tha Mustafaj për Tv Kohën.   

Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *