Home / Kryesoret / Ndalet përpjekje për kontrabandim të marijuanës

Ndalet përpjekje për kontrabandim të marijuanës

– Përpjekje për kontrabandim të 2,688 kilogramë marijuanë  është ndalur mbrëmë gjatë kontrollit të rregullt doganor në vendkalimin kufitar, Qafë Thanë.

Siç kumtoi Drejtoria doganore, marijuana është gjetur në vendin për bagazh të automjetit të shtetastit të Maqedonisë E.M.(43), i cili në orën 16 e 30 minuta është paraqitur për hyrje në RM.

E.M. u ka thënë doganierëve se nuk ka çka të paraqesë, por ata kanë dyshuar në deklaratën e tij, pas çka e kanë selektuar automjetin për kontroll dhe në vendin për bagazh nën gomën rezervë kanë gjetur katër pako me kanabis sativa, ndërsa pastaj edhe tetë në hapësirën për bagazh në pjesën e brendshme të pjesës së majtë të pasme, në pjesën për ventilim në pjesën e parme të motorit dhe në vendin mbi dritën e përparme, e cila gjendet  në kulmin e automjetit.

Personi përkohësisht është privuar nga liria dhe është dorëzuar  te inspektorët e Repartit për hetime për shkak të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme parahulumtuese.

Nga procedura parahulumtuese e zbatuar  janë mbledhur materiale dhe dëshmi verbale të cilat tregojnë se personi i dyshuar  drogën e ka blerë nga Elbasani, Shqipëri për 500 euro, nga një person shtetas i Shqipërisë. në vijim është ekspertizë e materies së panjohur, sipas urdhërit të Prokurorit publik nga PPTH Strugë. Pas kompletimit të të gjitha dëshmive, Drejtoria doganore kundër autorit do të paraqesë padi penale për veprën e kryer penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë” deri te Prokuroria kompetente publike, ndërsa autori do të dorëzohet deri te gjykatësi kompetent në procedurë paraprake

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *