Home / Kryesoret / Ndërtimi i 140 kopshteve, projekt i ri i VMRO-DPMNE-së

Ndërtimi i 140 kopshteve, projekt i ri i VMRO-DPMNE-së

 Projekt për ndërtimin e 140 kopshteve të reja shtetërore për fëmijë në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020 me të cilat do të hapen deri në 18 mijë vende për kujdesje të fëmijëve nga mosha parashkollore paralajmëroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Vlera e projektit është 25 milionë euro, ndërsa me realizimin e tij duhet të zgjidhet problemi  me listat e pritjes për kujdesje të fëmijëve në kopshte. Prioritet për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë do të kenë komunat të cilat kanë më së shumti nevojë, përkatësisht lista më të gjata të pritjes.

Bëhet fjalë tha Gruevski, për ndërtimin e 100 kopshteve komplet të reja dhe 40 kopshte të fëmijëve të cilat do të hapen te ato veçmë ekzistuese, ndërsa objekte të pashfrytëzuara shtetërore, prejse më parë do të renovohen dhe adaptohen. Me këto kopshte, përfshirja e fëmijëve në institucionet parashkollore pritet të rritet prej 26 për qind  aq sa arrin tani, në rreth 40 për qind.

Prioritet në suaza të këtij projekti do të kenë komunat të cilat kanë nevojë më të madhe të kapaciteteve të reja për kujdesje, të cilat deri tani kanë edhe listë më të gjatë të pritjes si në Qendër, Strumicë, Kumanovë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Gazi Babë, Karposh, Kisella Vodë, Manastir, Shtip, Çair, Kavadar, Strugë, Prilep, Dellçevë, Tetovë, Gostivar, Ohër, Veles…Me siguri, potencon Gruevski, në varësi të nevojave në komuna të caktuara do të ndërtohen edhe më shumë objekte të kopshteve në komunë të njejtë.

Prejse do të sigurohen mjetet, do të qaset drejt përpunimit të zgjidhjeve ideore, përpunimin e projekteve tipike, tenderin, sipas së cilës do të zgjidhet edhe ndërtuesi. Kjo, tha Gruevski, do të jetë edhe input i rëndësishëm për ndërtimtarinë në Maqedoni, për kompanitë ndërtimore të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e tyre.

Në realizimin e këtij projekti do të merren përvojat pozitive të ndërtimtarisë dhe do të ndiqen standartet dhe kushtet më bashkëkohore për lloj të tillë të objekteve. Për ndërtimin e kopshteve të reja do të shfrytëzohen instrumente të volitshme financiare të cilat qëndrojnë në dispozicion  në institucionet ndërkombëtare financiare të cilat përkrahin projekte të tilla, me të cilat veçmë kemi kryer konsultime preliminare, dhe ekziston dispozicion nga ana e tyre ta përkrahin këtë projekt.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *