Home / Lajme / Kronika e zezë / Në 16 aksidente dje në Shkup, 10 persona lëndohen më lehtë

Në 16 aksidente dje në Shkup, 10 persona lëndohen më lehtë

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë në gjithsej 16 aksidente. Në tetë prej tyre më lehtë janë lënduar 10 persona. Tetë aksidente janë me dëm material.

Siç njoftoi për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër më i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar 13 drjetues të cilët me automjet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk i kanë respektuar semaforët dhe 22 shoferët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.

Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara jashtë rregullave dhe 11 këmbësorë të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, gjatë ditës së djeshme janë hequr 96 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit motorik ashtu edhe të këmbësorëve.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *