Home / Lajme / Kronika e zezë / Në 809 aksidente e kanë humbur jetën 19 persona gjatë 9 muajve të fundit në rajonin e Pollogut

Në 809 aksidente e kanë humbur jetën 19 persona gjatë 9 muajve të fundit në rajonin e Pollogut

Gjatë nëntë muajve të fundit të këtij viti, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë kanë ndodhur gjithsejtë 809 aksidente trafiku ose 46 më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton TetovaSot.

Në to, jetën e kanë humbur gjithsejtë 19 persona, gjegjësisht 12 më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 646 janë dëmtuar, në rastet tjera ka pasur vetëm dëme materiale ku vlera e përgjithshme është diku në 72 milion denar.

Shumica e aksidentet kanë ndodhur në vendbanime, para së gjithash në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa diçka më pak në rrugë të hapur.

Arsyet më të shpeshta të aksidentet janë vozitja e shpejtë, kryerja e parregullt e veprimit, mos respektimi i radhës, mos mbajtja e anës, e kështu me radhë.

Në këtë periudhë janë konstatuar gjithsejtë 17.517 shkelje të ndryshme ligjore ose dy herë më shumë në krahasim me periudhën e vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *