Home / Lajme / Kronika e zezë / Në autostradën Shkup-Tetovë, del nga rruga një veturë, lëndohen tre persona

Në autostradën Shkup-Tetovë, del nga rruga një veturë, lëndohen tre persona

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 min, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, vetura e tipit “Ford KA” me targa nga Tetova e drejtuar nga 22 vjeçari J.S. nga fshati Sedlarevë, për shkak të shpejtësisë e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Nga dalja nga rruga, shoferi dhe dy bashkë udhëtarët në veturë Z.M.(19) dhe M.S.(19) nga fshati i njëjtë janë lënduar dhe me veturë tjetër janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Është kryer kontroll dhe po vërtetohet arsyeja e daljes nga rruga, rrethanat dhe gjithçka tjetër, përderisa dëmi i përgjithshëm material në këtë aksident trafiku vlerësohet në 50.000 denar.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *