Home / Kryesoret / Në Rottendorf të Gjermanisë u mbajt “European Open Champioship-2016

Në Rottendorf të Gjermanisë u mbajt “European Open Champioship-2016

Shkëlqeu talenti Arbin Nuhija me katër vende të para

Në Rottendorf të Gjermanisë në organizim të Qendrës për artet marciale “Keichu Do Karate”në Rottendorf që drejtohet nga mjeshtri I këtij sporti Bekim Nuhija nga Reçani i Gostivarit, u mbajt edicioni i shtatë turneu ndërkombëtarë i karatesë “European Open Champioship-2016” kampionati i hapur i Europës 2016. Turneu ishte e hapur për të gjitha stilet dhe klubet. kanë mar pjes shumë mbi 37 klube dhe shkolla të karatesë nga e gjithë Gjermania si dhe nga SHBA, Kina, Italia, Zvicra, Spanja, Austria,Belgjika,Hollanda dhe shumë vende të tjera. Sipas organizatorit ekipi që drejtohet nga mjeshtri Bekim Nuhija, ekipi i tij “Keichu Do Karate” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm duke fituar 47 vende të para, 41 vende të dyta, 15 vende të treta dhe 8 vende të katërta “Ne jemi krenarë për sportistët tanë! Në këtë Turnir të madh valoi edhe Flamuri kombëtar që e mbajti 7 vjeՕari Arbin Nuhija. Po ky talent i madh i arteve marciale doli fitues i katër vendeve të para në katër disiplina që paraqet një sukses të jashtëzakonshëm” deklaroi trajneri Bekim Nuhija I cili me 29 tetor, do të udhëtoj në Alabam të SHBA-ve në një mega turnir ku pritet të marrin pjesë mbi 750 mjeshtër të vërtet të karatesë. Për Bekim Nuhijën është hera e tretë që do të prezantohet në këtë turnir dhe me Flamurin me shqiponjën dy krenare

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *