Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Shkup dje 15 aksidente, janë lënduar 11 persona, karrotreci ka larguar 97 automjete

Në Shkup dje 15 aksidente, janë lënduar 11 persona, karrotreci ka larguar 97 automjete

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 15 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar 11 persona.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar 12 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe katër shoferë kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, përkatësisht në mënyrë të paregjistruar, 10 shoferë të cilët gjatë drejtimi të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur celularin dhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Janë hasur 34 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 97 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe atij motorizues.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *