Home / Kryesoret / Në Shkup vlon nga çerdhet për fëmijë, në Tetovëëerdhet të mbingarkuara

Në Shkup vlon nga çerdhet për fëmijë, në Tetovëëerdhet të mbingarkuara

Kopshti i ri për fëmijë me kapacitet për të përkujdesur për 120 fëmijë nga mosha parashkollore u hap sot në Komunën e Gjorçe Petrovit. Kopshti “Kokiçe” është pajisur sipas standardeve më bashkëkohore dhe është degë e kopshtit “Rosica” në këtë komunë.

“Kopshtet e reja për fëmijë do të thotë se në vende të caktuara në shtetin tonë ka rritje të popullatës fëmijë, dhe prej atje edhe rritje të nevojës për përkujdesje në institucionet parashkollore. Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i madh i fëmijëve janë në listat e pritjes dhe se një pjesë e kopshteve ekzistuese janë me kapacitet të panevojshëm për t’i pranuar të gjithë fëmijët. Për këto arsye, Qeveria në vitet e fundit zbaton plan të akcizës për rikonstruim dhe hapje të kopshteve të reja për fëmijëve në territorin e tërë Maqedonisë. Si pjesë e këtij plani ishte edhe paraadaptimi dhe ndërtimi i kopshtit të ri ‘Kokiçe’ të cilin e hapëm sot”, theksoi kryeministri Emil Dimitriev. Në Tetovë nuk mbahet mend kur është përuruar ndonjë cerdhe për femijë, përderisa cdo fillim vit ka listë të pritjes për të dërguar fëmijët në çerdhet e Tetovës.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *