Home / Kryesoret / Në shtatë fatkeqësi komunikacioni në Shkup, lëndohen pesë persona

Në shtatë fatkeqësi komunikacioni në Shkup, lëndohen pesë persona

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka bërë ekspertizë në gjithsej shtatë fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave katër janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa dy fatkeqësi janë me dëm material.

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda ka marrë një këmbësor.

Siç njoftuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia rrugore, janë zbuluar dhe janë sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar 20 drejtues të automjeteve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, katër drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe 15 drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.

Janë ndaluar edhe 40 automjete të parkuara jashtë rregullave të komunikacionit.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 89 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin e komunikacionit motorik si dhe të këmbësorëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *