Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Siniçan të Tetovës vidhen stoli prej ari në vlerë prej 240.000 denar

Në Siniçan të Tetovës vidhen stoli prej ari në vlerë prej 240.000 denar

Pesëdhjetë e tetë vjeçari G.D. nga fshati Siniçan i Tetovës, dje ka lajmëruar në polici se është kryer një vjedhje në shtëpinë e tij e cila është kryer midis datave 13 dhe 14 tetor të këtij viti.

Për momentin hajna të panjohur përmes derës së hapur janë futur brenda dhe nga dhoma ditore e ndejës kanë vjedhur një gjerdan prej ari me tre rrathë, ku pas vjedhjes së gjerdanit përmes ballkonit kanë ikur.

Dëmi i përgjithshëm material, sipas pronarit, i cili në atë kohë me gruan ka qenë në hapësirat e bodrumit, vlerësohet në 240.000 denar.

Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *