Home / Showbiz / Nënat VIP që po rritin fëmijë pa baba

Nënat VIP që po rritin fëmijë pa baba

Disa nga femrat e njohura shqiptare janë martuar kohë më parë dhe janë bërë nëna, por për arsye të ndryshme ato janë ndarë nga bashkëshortët dhe tani rritin fëmijë të vetme.

Për arsye të ndryshme disa nga femrat VIP, nuk kanë bërë asnjëherë publik babain e fëmijëve të tyre, ndërsa kjo është bërë më e vështirë për ta kuptuar pas ndarjes, shkruan “Magazina.al”
Magazina.al, ju sjell listën e femrave VIP, të cilat po rritin fëmijë pa baba.

Çiljeta Xhillaga

Këngëtarja nga Shqipëria Çiljeta Xhillaga, ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa nga ajo lidhje ka një djalë me emrin Fernando, edhe përkundër angazhimeve profesionale, Çiljeta gjithmonë gjen kohë të mjaftushme për të kaluar me djalin e saj, të cilin po e rrit vetë, shkruan “Magazina.al”

Fjolla Morina

Edhe këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina, është bërë nënë në një moshë shumë të re, pas disa viteve ajo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte një vajzë, pas ndarjes vajza e saj jeton në shtëpinë e prindërve të babait, ndërsa edhe Fjolla shihet shpesh me të.
Fjolla kohët e fundit është bërë nënë për herë të dytë, ajo nuk ka folur në publik se kush janë prindërit e fëmijëve të saj, por që për këtë të fundit po kujdeset vetë, sigurisht edhe me ndihmën e partnerit.

Erleta Hoti

Erleta dikur një gazetare e njohur, kishte bërë bujë me lidhjen e saj me Kastro Zizon, por aq sa bëri bujë lidhja bëri edhe ndarja, nga darja çifti la një vajzë, e cila vazhdon të jetojë me nënën e saj, ndërsa kohët e fundit çifti janë përplasur në lidhje me atë se kujt i takon atësia, shkruan “Magazina.al”

Xhesika Ndoja

Edhe këngëtarja, e cila njihet për provokimet e saj të shpeshta, Xhesika Ndoja, është nënë dhe kujdeset e vetme për vajzën e saj, e cila tashmë është 8-vjeçare.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *