Home / Kryesoret / Nga një argjendari në Tiranë është vjedhur ar dhe stoli në vlerë prej mbi gjysmë milionë eurosh

Nga një argjendari në Tiranë është vjedhur ar dhe stoli në vlerë prej mbi gjysmë milionë eurosh

 Një argjendari në Tiranë është vjedhur përmes një mënyre thuajse identike me atë të vjedhjes së bankës në ish-Bllok dy muaj më parë.

Autorët kanë shfrytëzuar një ndërtesë ngjitur në proces restaurimi për t’u futur brenda argjendarisë, prej nga janë larguar me 10 kilogramë ar, 30 kilogramë argjend, si dhe shumë bizhuteri e ora, bën të ditur TCH.

Vjedhja mendohet të jetë realizuar rreth orës 4 të mëngjesit. Autorët janë kujdesur për të çaktivizuar sistemin e alarmit, si dhe kanë marrë njësinë regjistruese të kamerave të sigurisë.

Argjendaria pranë sheshit “Avni Rustemi” është grabitur edhe dy herë më parë. Pronari i asaj, Pavlo Shkarpa është edhe kryetar i Shoqatës së argjendarëve.

“Në Shqipëri ka hyrë mafia e floririt. Nëse vjedhja nuk zbardhet nga policia, të më japin pasaportë të largohem me familjen”, thotë Shkarpa.

Fatmirësisht, malli i argjendarisë është i siguruar, ndërsa komisariati numër 1 ka nisur hetimet për supervjedhjen. Në polici është shoqëruar pronari i godinës ngjitur me argjendarinë ku po kryen punime

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *