Home / Lajme / Rajon / Nikoliq: Me “Trepçën”, shqiptarët kanë prekur “vijat e kuqe”

Nikoliq: Me “Trepçën”, shqiptarët kanë prekur “vijat e kuqe”

Ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim. Për këtë ne nuk mund të pajtohemi.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është arsye se pse autoriteteve në Prishtinë dhe Bashkimit Evropian duhet t`i dërgohet një mesazh.

“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë për shitjen e Trepçës, si dhe kur flitet për pronën e Telekom”, ka deklaruar ai.

Nikoliq ka theksuar se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë i vendos ato për vazhdimin e negociatave”.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *