Home / Lajme / Botë / “Nju-Jork Tajms”: Tramp ka parqitur humbje prej pothuajse një miliard dollarë dhe ka mundur të mos paguajë tatime 18 vjet

“Nju-Jork Tajms”: Tramp ka parqitur humbje prej pothuajse një miliard dollarë dhe ka mundur të mos paguajë tatime 18 vjet

E përditshme amerikane e shtypit të shkruar “Nju-Jork Tajms” ka bërë të ditur se zotëron dokumentet, që tregojnë se manjati i pasurive të paluajtshme, Donald Tramp ka deklaruar një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarësh gjatë vitit 1995.

“Nju-Jork Tajms” shton gjithashtu se humbja ka qenë kaq shumë e madhe, saqë mund t’i ketë mundësuar kandidatit të tanishëm republikan për zgjedhjet presidenciale të shmangte pagimin e taksave për 18 vite rresht.

Drejtues të fushatës së tij kanë refuzuar të publikojnë deklaratat e vitit të fundit të taksave të paguara prej Trumpit, madje as nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë shkallë kaq të lartë humbjesh.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është kapur me forcë ndaj mosdeklarimit të tij të taksave. Gjatë debatit të parë presidencial të së hënës së kaluar, ajo e detyroi atë të mbrohej për mosdeklarimin e taksave, duke sugjeruar se ai ishte duke fshehur “diçka të tmerrshme”.

Kur ish-Sekretarja e Shtetit e akuzoi atë se nuk kishte paguar tatimin federal mbi të ardhurat, Tramp iu kundërpërgjigj duke thënë se “kjo gjë e bën atë të zgjuar”.

Klinton ka publikuar tatimet mbi të ardhurat për rreth 40 vite, ndërsa edhe bashkëgaruesi me Trump për t’u bërë zëvendësi i tij, Majk Pensi, ka publikuar deklaratat e tij 10-vjeçare.

Dokumenti prej 3 faqesh i zotëruar nga “Nju-Jork Tajms”, sipas Xhek Mitnik, një ish-kontabilist i manjatit të pasurive të paluajtshme, emri i të cilit shfaqet në letrat përgatitore të deklarimit të taksave, është një kopje autentike e një pjese të mirë të deklarimit të vitit 1995.

Nga fushata e Trampit dje kanë akuzuar “Nju-Jork Tajms”, se po bëhet një “zgjatim” i fushatës së Klintonit.

“Tramp, kanë shtuar më tej drejtues të fushatës, ka qenë një biznesmen me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka edhe përgjegjësi të plotë mbi bizneset e tij, familjen e tij dhe punonjësit e tij, të cilëve u kërkon të paguajnë aspak më shumë taksa nga sa kërkohen ligjërisht”.

Që prej vitit 1976, të gjithë kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara (ata të dy partive kryesore) kanë publikuar tatimfitimin e paguar ndër vite, një veprim jo i detyrueshëm ligjërisht, por nga ana morale, transmeton Top Channel.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *