Home / Kryesoret / NP “Rrugët e Maqedonisë” do të asfaltojë të gjitha rrugët e dëmtuara në Hasanbeg

NP “Rrugët e Maqedonisë” do të asfaltojë të gjitha rrugët e dëmtuara në Hasanbeg

NP “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me Agjenconin për rrugë, sot kanë marrë vendim për të asfaltuar të gjitha rrugët e dëmtuara në rajonin e vërshimeve në Shkup, mëson portali TetovaSot.

Dëmtime ka pasur më së shumti lagja Hasnbeg ku tani do të asfaltohen të gjitha rrugët shqiptare dhe banorët e këtyre viseve nuk do të ecin nëpër lloç.

Në kohën e vërshimeve NP “Rrugët e Maqedonisë” me të gjithë kapacitetin e saj solli në Hasanbegun shqiptarë  të gjitha makineritë që kishte në dispozicion në tërë territorin e Maqedonisë për të pastruar dhe hapur rrugët e bllokuara.

Ndryshe në këtë projekt, koordinator kryesor në viset shqiptare do të jetë kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili ka qenë që nga dita e parë e deri në fund në rajonet e vërshimeve ku dha maksimumin për tu pastruar këto vise shqiptare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *