Home / Kryesoret / NXËNËSIT E SHKOLLËS BUJQËSORE VIZITUAN TELEVIZIONIN KOHA – VIDEO

NXËNËSIT E SHKOLLËS BUJQËSORE VIZITUAN TELEVIZIONIN KOHA – VIDEO

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” nën shoqërimin e profesoreshës së tyre Brunilda Kuçi sot qëndruan për vizitë në ambientet e Televizionit Koha, si një nga televizionet më të vjetra dhe gjithnjë me shikueshmëri më të madhe në krahasim me shumë media të tjera në rajonin e Pollogut dhe më gjërë.

 Qëllimi i kësaj vizite ishte që nxënësit e kësaj shkolle të njihen me punën dhe funksionimin e Televizionit, ata me këtë rast patën mundësi që për së afërmi të njihen me procesin e prodhimit dhe transmetimit të programit.

 Në lidhje me historikun, menaxhimin dhe rrjedhën e zhvillimit të Televizionit Koha nxënësit i njoftoi drejtori njëheri kryeredaktor i Televizionit Koha Mevaip Abdiu. Pas vizitës së hapësirave të Televizonit Koha nxënësit janë interesuar për mbarëvajtjen e Televizionit, realizimin e edicionit të lajmeve, realizimin e emisioneve të ndryshme, si dhe propozuan ide për përmbajtje të reja programore që do të jenë me interes public.

Profesoresha Brunilda Kuçi deklaroi se në prlanprogramet vjetore nxënësit e profeileve të ndryshme që procesin mësimore e ndjekin në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” kanë lëndë për mediumet dhe komunikimin, andaj vizita që së bashku më nxënësit ju bëjmë mediumeve ka për qëllim që nxënësit krahas pjesës teorike të lëndës të njdekin për afërsimi dhe pjesën praktike.

Ndryshe pas vizitës së tyre nxënësit e kësaj shkolle janë ndarë shumë të kënaqur nga kjo vizitë për arsye se patën mundësi që të mësojnë diçka më tepër në lidhje me gazëtarinë Televizive, pjesën teknike të një televizioni dhe në përgjithësi me mënyrën se si funksionojnë Televizionet. Viziatat e këtilla janë të zakonshme nga nxënës dhe student të cilët gjatë aktiviteteve të tyre të lira kanë gazetarinë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *