Home / Lajme / Botë / OKB kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës, SHBA-ja dhe Izraeli abstenojnë

OKB kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës, SHBA-ja dhe Izraeli abstenojnë

Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje me unanimitet pothuajse të plotë, nga 193 anëtarë, një rezolutë që kërkonte heqjen e embargos amerikane, vendosur Kubës që prej vitit 1962.

Kjo rezolutë u miratua me 191 vota dhe dy abstenime nga 193 anëtarë të Asamblesë. SHBA-ja dhe Izraeli, që kanë votuar gjithmonë kundër , abstenuan për herë të parë.

SHBA-ja abstenoi për herë të parë gjatë miratimit të një rezolute të përvitshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke kërkuar fundin e embargos amerikane vendosur ndaj Kubës që prej vitit 1962.

Ambasadorja amerikane, Samantha Power përshëndeti këtë afrim të ri drejt Havanës miratuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *